United Hospital

Drita bën një hap mbrapa në “Xhemjal Ibishi” me Flamurtarin

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Futbollistët e Dritës në javën e 13-të, kanë bërë një hap mbrapa drejt kreut të tabelës pasi që janë mposhtur në stadiumin “Xhemajl Ibishi” në kryeqytet nga Flamurtari me rezultat 1-0.

Për befasi skuadra e Flamurtarit pas dy muajsh shënon fitore të plot në Superligën e Kosovës, por futbollistët e Dritës sot patën një paraqitje të dobët duke qenë shumë të ngatht drejt portës së portierit të Flamurtarit, Ardit Nika.

Në fillim futbollistët e Dritës e nisën mjaft mirë ndeshjën në minutën e 2-të, Vucaj godet shtyllën e Nikës.

Rast shënimi të mirë kishte Xhevdet Shabani në minutën e 14-të, i vetmuar gjuan dobët në portën e Nikës.

Mesfushori Hamdi Namazi në minutën e 43-të, shkund shtyllën e Nikës së Flamurtarit.

“Kuqezinjët” e Flamurtarit rast të mirë shënimi kishin në minutën e 72-të, Stullqaku me kokë gjuan por mbrojtësi Liridon Leci largon topin nga vija fatale e portës së tij.

UBT

Tre minuta më vonë në minutën e 75-të, Stullqaku pasi shmang dy mbrojtësit e Dritës, Gërbeshin e Cuculin, nuk e pati të vështirë ta mposht portjerin Tofilovskin jo edhe aq të sigurt në portën e tij.

Në minutën e 82-të, Bujar Shabani shënon në mënyrë të rregullt por golin ja mohon arbitri anësor Fatmir Abrashi, i cili kishte sinjalizuar pozitë jashtë loje.

Trajneri Ardian Nuhiu i Dritës, pas ndeshjës ka deklaruar.
“Zhvilluam një ndeshje të mirë sidomos në pjesën e parë ku edhe goditëm shtyllat, rastet e pa konkretizuar na kushtuan me pësimin e një goli që duhej evituar, ne duhet të mendojm për ndeshjet e radhës dhe shpresoj se rezultatet nuk do të na mungojnë”.

Skuadra e Dritës renditet në pozitën e tretë me 24 pikë të tubuara, pesë më pak se lideri Ballkani.

Në javën e 14-të, Drita ballafaqohet me Dukagjini./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.