Uji Dea

“Këtë medalje ia kushtoj gjithë Kosovës” fjalët e Donjeta Sadikut pas fitores

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku e ka kurorëzuar me medalje të artë paraqitjen e saj në Lojërat Mesdhetare, duke mposhtur në finale boksieren serbe Kristina Kuluhova.

Sfida u ndërpre para përfundimit, pasi Kuluhovës iu lëndua arkada nga goditja, ndërsa Donjeta ishte duke e kontrolluar duelin dhe kishte krijuar epërsi me goditjet e saj të sakta, veçanërisht në kokë.

Pas fitores, Sadiku tha se gjithçka shkoi sipas planit dhe se ishte e përgatitur maksimalisht për finalen.

“Ndeshja shkoi siç e kemi parashikuar. Isha super e përgatitur”, ka thënë Donjeta Sadiku për “Kosovapress”.

FIDANISHTJA

Boksierja kosovare theksoi se kjo medalje ka një dedikim të veçantë. “Këtë medalje ia kushtoj gjithë Kosovës”, ka shtuar Sadiku.

Pas përfundimit të finales u zhvillua edhe ceremonia e medaljeve, ndërsa boksierja serbe nuk doli në podium.

Suksesi i Donjetës është një tjetër moment i rëndësishëm për Kosovën në Lojërat Mesdhetare, duke e mbyllur garimin e saj me medaljen e artë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.