UBT

Hadërgjonaj: I zhgënjyer që s’po luaj, nuk më pëlqen kjo situatë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Florent Hadërgjonaj e pranon se është i dëshpëruar dhe i zhgënjyer që nuk po luan për Huddersfieldin. Mbrojtësi kosovar e pranon se nuk po e pëlqen këtë situatë, por shton se do ta presë rastin kur t’i vijë.

Florent Hadërgjonaj është i gatshëm për të “luftuar” dhe gati për ta bindur trajnerin Danny Cowley për të luajtur nga minuta e parë tek Huddersfield Town, shkruan Gazeta Express.

Përfaqësuesi kosovar e ka humbur vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes, të cilin tash po e mbulon Danny Simpson.

Gjatë verës pritej që futbollisti kosovar të largohej nga ekipi aktual, i cili ra në Championship nga Premierliga.

Megjithatë, Florenti qëndroi aty, por gjërat nuk i shkuan aspak mirë në sezonin e ri.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet gjatë janarit.

UBT

Ndërkohë, mbrojtësi i djathtë e ka ndërmend të “luftojë” për ta siguruar një vend titullari në “John Smith’s Stadium”.

Që kur Hadërgjonaj u largua nga 11-shja e parë pas humbjes 2:4 nga West Brom, Huddersfieldi i ka kaluar pesë ndeshje radhazi pa u mposhtu.

“Trajneri ka folur me mua, nuk është një situatë e lehtë për mua”, theksoi fillimisht përfaqësuesi kosovar.

“Ekipi po luan mirë dhe unë jam duke e pritur rastin tim. Natyrisht, nuk jam i lumtur. Unë dua të luaj, kjo është normale për një futbollist profesionist, unë dua të luaj në çdo ndeshje. Mirëpo, për momentin kjo është situata dhe do ta shohim më vonë”, ka thënë tutje Hadërgjonaj.

“Unë dua të kthehem sa më shpejtë të jetë e mundur në 11-shen e parë, ky është objektivi im. Unë ushtroj fort dhe dua t’ia demonstroj trajnerit se jam i gatshëm. Kur të më jepet rasti për të luajtur, dua ta ndihmoj ekipin sa të mundem”, përfundoi futbollisti kosovar. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.