Fundamenti

Ndërmjetësimi i Ramës, dështoi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Bisedimet për tejkalimin e krizës politike. Shfaqen dyshime mbi kryeministrin e Shqipërisë

“E di që Edi Rama edhe dje dukej që ishte nën ndikimin e drogës, gati gjatë gjithë kohës ka qenë krejtësisht jashtë analizave konstruktive të problemeve. Sido që të jetë, nga asnjë prej përfaqësuesve të opozitës në atë takim nuk ka arritur të marrë ndonjë garanci për të pasur marrëveshje me pozitën, për të ardhur deri tek ulja eventuale në një tavolinë të përbashkët për zgjidhjen e problemeve”, u shpreh një zyrtar i lartë politik nga radhët e opozitës, pjesëmarrës në takimin e së enjtes, që ka dashur të mbetet anonim

Takimi i së martës i liderëve të opozitës me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në të cilin është biseduar edhe rreth situatës në Kosovë, për mundësinë e zgjidhjes së krizës me një kompromis politik, ka rezultuar pa sukses.

United Hospital

Burime të gazetës nga ky takim kanë theksuar se për nga karakteri i agjendës, takimi ishte i natyrës së një bisede joformale, por nuk është anashkaluar edhe biseda rreth modaliteteve të gjetjes së një kompromisi për të zgjidhur krizën aktuale politike në vend, për pajtim mes pozitës dhe opozitës.

Opozitarët kanë qenë këmbëngulës në kërkesën tyre që zgjidhje e vetme është një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike, me ndërmjetësimin e presidentit të ri Thaçi, për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.

Sipas burimit, kryeministri Rama nuk ishte aspak serioz, ndërsa dyshohet se në këtë takim ka qenë nën ndikimin substancave narkotike dhe nuk ka ditur mirë se çfarë po kërkon nga opozita kosovare.”E di që Edi Rama edhe dje dukej që ishte nën ndikimin e drogës, gati gjatë gjithë kohës ka qenë krejtë- sisht jashtë analizave konstruktive të problemeve. Sido që të jetë, nga asnjë prej përfaqësuesve të opozitës në atë takim nuk ka arritur të marrë ndonjë garanci për të pasur marrëveshje me pozitën, për të ardhur deri tek ulja eventuale në një tavolinë të përbashkët për zgjidhjen e problemeve”, u shpreh më tej burimi i gazetës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.