Eko Higjiena

Sejdiu: Kur i ke numrat, por shteti bllokohet, problemi është te lidershipi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sipas analistit politik Dardan Sejdiu, kriza aktuale në vend nuk është kushtetuese, por lidhet me mungesën e udhëheqjes politike.

Sipas tij, problemi nuk qëndron te mungesa e numrave për të qeverisur, por te mungesa e vullnetit për të marrë përgjegjësi politike.

“Kryeministri i ka votat për të qeverisur, por nuk po e tregon vullnetin për të udhëhequr. Kur i ke numrat, por shteti bllokohet, problemi nuk është te Kushtetuta. Problemi është te mënyra si po përdoret pushteti”, ka deklaruar ai.

Sejdiu shkroi më tej se një udhëheqës normal duhet të kërkojë zgjidhje dhe marrëveshje minimale për funksionimin e shtetit.

FIDANISHTJA

“Një lider normal kërkon zgjidhje. Ndërton ura. Gjen marrëveshje minimale që shteti të marrë frymë”,ka shkruar ai.

Ai ka akuzuar pushtetin se prej dy vitesh po vepron në drejtim të kundërt.

“Por këtu, tash e dy vjet, po ndodh e kundërta: Nuk kërkohet funksionalitet, por prodhohet krizë e re. Nuk ulen tensionet, por ushqehen përplasjet. Nuk punohet për stabilitet, por për bllokadë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.