HW

Opozita alarmon për ‘aksham pazarin’ kundër zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesit e partive opozitare kanë shprehur shqetësimin e tyre se PDK-ja do të tentojë që në 12 ditët e mbetura para seancës ta bëjë pazarin e ri për zgjedhjen e një kryeministri pa shkuar fare në zgjedhje. Por në rast se ka përpjekje për t’u realizuar ky skenar, ata kanë paralajmëruar mobilizim të qytetarëve, shkruan gazeta “Zëri”.

Kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri te dita kur është paraparë të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Nënshkrimet për mbajtjen e seancës së 22 gushtit tashmë i kanë dorëzuar shumica e partive parlamentare. Derisa LDK-ja, LVV-ja, AAK-ja, Nisma e PSD-ja kanë njoftuar se i kanë deponuar nënshkrimet, nga PDK-ja kanë bërë të ditur se një gjë të tillë do ta bëjnë në fillim të javës së ardhshme.

ARKATANA

Megjithëkëtë zyrtarët e opozitës po vazhdojnë të dyshojnë se në ditët në vijim mund të arrihet ndonjë pazar për formimin e një qeverie të re, pa shkuar fare në zgjedhje. Sipas përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje përpjekje të tilla ka pasur dhe po vazhdon të ketë akoma nga PDK-ja dhe presidenti Hashim Thaçi, pavarësisht faktit që tashmë është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.