FIDANISHTJA

Xhaferi: Çdo koalicion duhet të ketë koordinim mes qendrës dhe degës, marrëveshja në Vushtrri u bë pa dijeninë tonë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka reaguar ndaj marrëveshjes së koalicionit të nënshkruar në Vushtrri ndërmjet Degës së LDK-së, të udhëhequr nga Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar komune, Sylejman Meholli.

Xhaferi e quajti këtë veprim të nxituar dhe të pakonsultuar me strukturat qendrore të partisë.

“Unë mendoj që ka qenë një veprim i ngutshëm. Unë e shoh si të tillë, por besoj që do të jetë një veprim i izoluar,” deklaroi Xhaferi.

Ai theksoi se mungesa e koordinimit ndërmjet degës lokale dhe qendrës së partisë është problematike dhe mund të dëmtojë imazhin dhe funksionimin e LDK-së në nivel nacional.

“Çdo koalicion duhet të ketë koordinim të patjetërsueshëm mes qendrës dhe degës. Kur ka koordinim të rregullt mes strukturave, atëherë vijnë edhe rezultatet për partinë në nivel kombëtar,” u shpreh ai.

KKVITI

Deputeti Xhaferi zbuloi se as ai dhe as anëtarë të tjerë të shtabit qendror nuk kanë qenë të informuar për marrëveshjen apo për takimet e zhvilluara mes Xhafer Tahirit dhe Albin Kurtit.

“Unë nuk kam qenë i informuar për këto takime mes Tahirit dhe Kurtit. Për mua edhe vetë ky koalicion ka qenë një befasi. Ishte e papritur sepse ne ishim në Prishtinë duke mbajtur mbledhjen e shtabit dhe kur pamë lajmin, ishte befasuese,” tha ai.

Duke komentuar më tej për ndikimin e mundshëm të kësaj marrëveshjeje, Xhaferi tha se LDK-ja është e përqendruar në ruajtjen dhe fitoren e tetë komunave në zgjedhjet e ardhshme dhe nuk ka pasur nevojë për “veprime të tilla të njëanshme”.

“Fokusi ynë është të ruajmë 8 komunat dhe t’i fitojmë 8 të tjera. Në këtë pikë, nuk ka qenë e nevojshme të krijohen situata të tilla,” përfundoi ai. /Teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.