HW

Mustafa: Punës së arnimit të qeverisë së re nga ne bashkë me PDK-në ‘i ka dekë nëna’

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka mundësi që vendi të arnoj Qeverinë e tanishme dhe se vendi do të shkoj me siguri drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Kësaj pune i ka dekë nëna”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook sa i përket mundësisë së arnimit të Qeverisë së partisë së tij së bashku me PDK-në.

Mustafa ka thënë se seanca e thirrur për datën 22 gusht nuk duhet në asnjë mënyrë të dështojë për mungesë të deputetëve të shumicës prej 2/3.

“Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit”, ka shkruar Mustafa.

“Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh”

HW

Mustafa ka thënë se qytetarët duhet të bëhen gati për zgjedhje.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

E konsideroj të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3.
Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit. Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”. Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit.

IM

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.