ARKATANA

Wilson: Vuçiq do ta njohë Kosovën, por jo pa një marrëveshje që i përshtatet gjithë Serbisë

/ 2 minuta lexim
HW

Diplomati amerikan, Damon Wilson thotë se është rasti historik që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje historike, duke potencuar se Serbia do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Megjithatë nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh pa një marrëveshje që i përshtatet gjithë Serbisë.

“Unë besoj që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nuk besoj se mund të ndodh ashtu. Një gjë e tillë duhet të jetë pjesë e një pakete që i përshtatet të gjithë Serbisë”, ka thënë Wilson për Zërin e Amerikës, edicionin në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express.

Wilson thotë se mungesa e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke penguar progresin e këtyre dy vendeve.

HW

Ai thotë se një marrëveshje duhet të gjendet në muajt e ardhshëm, duke thënë se nuk ka ndonjë afat të caktuar, por se një gjë e tillë është urgjente.

Diplomati amerikan thotë se i gjithë Ballkani do të mbetet i pazhvilluar si pasojë e ngërçit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij SHBA-ja dhe BE-ja do të shtyjnë përpara të dy shtetet drejt një finaleje, por shton se po e presin se si do të shkojë procesi zgjedhor pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Për taksën, Wilson thotë se ka qenë një vendim i dëmshëm, por potencon se gjithashtu edhe fushata agresive e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës duhet të ndalet./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.