UBT

Topi te Hashim Thaçi – ka mbetur të caktohet vetëm data e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot ftesë koalicionit PDK-AAK-NISMA, për një takim në të cilin do të diskutohej për caktimin e një mandatari të ri për të zëvendësuar Ramush Haradinajn në postin e kryeministrit.

Megjithatë, përgjigja e kryetarit të koalicionit dhe njëherit kreut të PDK’së, Kadri Veseli, ka qenë e shpejtë dhe negative, duke mos i lënë kurrfarë rruge tjetër Thaçit, përveçse se të thërrasë të gjitha partitë politike pas shpërbërjes së Kuvendit, për të caktuar datën e re të zgjedhjeve.

Veseli ka treguar se sot i ka kthyer përgjigje Thaçit, duke i thënë se koalicioni PAN nuk ka ndonjë propozim për mandatar dhe se zgjedhjet e reja janë rruga e vetme për të dalë nga situata politike ku gjendet Kosova. Kjo i ka dhënë fund edhe përpjekjeve të Thaçit për zvarritje dhe arnim të qeverisë.

Pas këtij vendimi të Veselit, tashmë topi ka mbetur tek Hashim Thaçi, i cili është i obliguar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës që pas shpërbërjes së Kuvendit të thërras partitë politike për të caktuar datën e re të zgjedhjeve.

Bashkë me përgjigjen për Thaçin, Veseli ka ftuar edhe një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, ku do të diskutohet për caktimin e një seance për shpërndarjen e Parlamentit, veprim ky që do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të reja të parakohshme.

ARKATANA

Ndërkohë për caktimin e datës së zgjedhjeve do të duhet një konsensus i gjerë brenda të gjitha partive politike.

Siç kishte raportuar televizioni publik i Kosovës më herët, i thirrur në burime brenda Presidencës, zgjedhjet e reja me gjasë do të mbahen më 8 shtator.

Thirrje për të mos vonuar procesin e krijimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve ka pasur edhe nga ndërkombëtarët, pasi që vakumin institucional e ndërlidhin me vazhdimin e dialogut me Serbinë. Këtë e ka thënë në një intervistë për VOA, Mathew Palmer.

E gjithë kjo situatë politike vjen pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.