United Hospital

Sejdiu: Sot Kurti i ofron opozitës pjesëmarrje në qeveri në këmbim të Presidentit konsensual

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti Dardan Sejdiu ka thënë se takimi i sotëm i Albin Kurtit me liderët e partive opozitare do të jetë vetëm për çështjen e presidentit konsensual.

Ai tha se as që bëhet fjalë se aty do të diskutohen parimet, pasi që sipas tij, projekti qeverisës i Kurtit në këta gjashtë vjet ka treguar se nuk ka ambicie.

“Takimi sot nuk ka me u kanë qysh doken parimet, edhe prej tyre qysh vjen programi, nuk është ky diskutim që Kurti i ka thirre këta njerëz në takim”, ka thënë Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës.

“Tema është shumë e thjeshtë. Domethanë, a jeni ju të interesum unë me jua dhanë juve nja dy-tri pozita qaty në Qeveri e ju me e votu dikan që është i pavarun për president. Qekaq është”.

HW

“Pse a po doket që ka marre në këtë punë? A po doket që ka këtu najfar parimi a? Pse a po e shohim cila është ambicia e kësaj Qeverie këto gjashtë vjet?”

“Është projekt me ambicie zero. Është pushtet. Kaq. Me ambicie zero”.

“Domethanë duhet me i kuptu rrethanat. Presidenti është ose i PDK-së, ose i LDK-së. Kaq është kjo punë, për me pasë balancë edhe stabilitet. Tani ti në daq hin në Qeveri, e jepja nja dy ministra, tre ministra, ndaq grahi veç vet, në rregull është por ka balancë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.