Fundamenti

Haziri: S’jemi marrë vesh që Mustafa të jetë kandidat konsensual, tregon katër emrat që pritet të garojnë!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se LDK-ja ende s’ka marrë vendim të prerë rreth një kandidati konsensual, ashtu siç u raportua për Isa Mustafën.

Sipas tij, në kuvendin zgjedhor të së shtunës (3 gusht) janë përmendur si opsion që do të dalin 5 kandidat, transmeton Indeksonline

“LDK është duke punuar. Kemi vendos që konsultimet t’i bëjmë edhe nesër. Fokusi ka qenë për përgatitje sa më të mirë edhe arritjen e një marrëveshje konsensuale për një kandidat që do të jetë të shtunën. Nuk ka marrëveshje ende e cila i vendos kapak kësaj çështje. Janë përmend edhe kandidat tjetër, Fatmir Sejdiu, Vjosa Osmani, Agim Veliu apo edhe emri im. Nëse nuk ka marrëveshje nuk kandidoj”, është shprehur ai për Klan Kosova.

Uji Dea

Ndryshe, dy ditë para Kuvendit të këtij subkjekti, kryesia nuk ka arritur të vendosë nëse do të nominojë një figurë tjetër për pozitën e kryeministrit.

Një gjë e tillë mbetet për t’u diskutuar në takimin e nesërm që planifikon ta zhvillojë Kryesia e ngushtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.