HW

​“Shkeljet e të drejtave ndaj ish krerëve të UÇK-së”, flet ministri belg

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, është pyetur lidhur me shqetësimet e ngritura nga ekspertë kosovarë dhe ndërkombëtarë për pretendimet mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Haga.

I pyetur për këtë çështje, Prévot tha se nuk i posedon të gjitha detajet e nevojshme për të dhënë një vlerësim të plotë, duke theksuar se nuk dëshiron të japë përgjigje të pasakta pa verifikim paraprak të informacionit.

“Për të qenë krejt i ndershëm, unë nuk kam të gjitha detajet në lidhje me situatën për të cilën po flisni. Kjo është diçka të cilës duhet t’i kushtoj më shumë vëmendje. Nuk dua të improvizoj përgjigje dhe të bëj gabime. Do të kontrolloj me ekipin tim dhe do t’ia përcjell një qëndrim kolegut tim,” deklaroi ai.

Mobi Casa

Ai shtoi se do të informojë Ministrinë e Jashtme të Kosovës për qëndrimin zyrtar të Belgjikës sapo të ketë një pasqyrë më të qartë të çështjes.

“Do t’i dërgoj një porosi kolegut tim duke i shpjeguar pozicionin e Belgjikës në lidhje me këtë situatë, në mënyrë që të mund të jepet një përgjigje e qartë,” u shpreh Prévot.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur debati mbi proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon të jetë i pranishëm në opinionin publik në Kosovë./Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.