Eko Higjiena

Zulfaj: Kosova e përgatiti e para Agjendën e Reformave për BE-në, por Kuvendi e vonoi zbatimin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Koordinatori Kombëtar për Agjendën e Reformave dhe Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, në emisionin Tempus të Betimit për Drejtësi, ka folur për raportin e Kosovës me Agjendën e Reformave të Bashkimit Evropian.

Zulfaj ka thënë se Kosova ishte vendi i parë që e përgatiti Agjendën e Reformave drejt Bashkimit Evropian, por se zbatimi i saj u vonua për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit.

“Implementimi i reformave, zbatimi i agjendës, është kryesisht reformë ligjore. Shumica e akteve nënligjore varen nga ligji fillestar. U vonuam për shkak të hyrjes në fuqi. Marrëveshja për Instrumentin ishte kthyer nga Bashkimi Evropian dhe e patëm dërguar në Kuvend, por nuk u votua. Kuvendi u shpërbë në dhjetor 2024 dhe shkuam në zgjedhje në shkurt të vitit 2025”, është shprehur Zulfaj në Tempus.

ARKATANA

Tutje, Zulfaj sqaroi mënyrën e ndarjes së mjeteve që Kosova i përfiton nga Plani i Rritjes.

“Plani i Rritjes është 882 milionë euro. Dy të tretat janë kredi, ndërsa një e treta janë grante. Një pjesë shkon në buxhetin e Kosovës, ndërsa një pjesë tjetër përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Zulfaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.