Eko Higjiena

Haziri: Kurrë me PDK-në, po me LVV-në dhe me PSD-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në një intervistë për “Zërin” thotë se partia e tij ia ka bërë “bllok” bashkëpunimit me PDK-në e Kadri Veselit, por…

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) para dy vjetësh e gjysmë i ka dhënë fund bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pasi që janë dëshmuar si rrënues të urave të bashkëpunimit. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, duke shtuar se jo vetëm subjektet politike, por as qytetarët nuk kanë më besim në PDK-në e Kadri Veselit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Derisa thotë “kurrë” për një bashkëpunim politik me PDK-në, numri dy i LDK-së thotë se ka tendencë për një bashkëpunim në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit.

UBT

“Natyrisht bashkëpunimi opozitar me LVV-në dhe me PSD-në është bashkëpunim në nivel të liderëve, që është serioz. Kështu që tendencat janë të bashkëpunojmë, por është kryetari i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së përmes Këshillit të Përgjithshëm do ta bëjnë vlerësimin final”, shprehet Haziri.

Në këtë intervistë për “Zërin” numri dy i LDK-së ka folur edhe për zgjedhjet në parti, që do të mbahen këtë të shtunë (më 3 gusht), me ç’rast është përgjigjur nëse është kandidat për ta marrë “timonin” e partisë ose nëse e përkrah kandidaturën e mundshme të Isa Mustafës, të Agim Veliut, të Fatmir Sejdiut dhe të Vjosa Osmanit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.