Uji Dea

Kurti flet në telefon me komisioneren e BE-së për zgjerimin dhe reformat në Kosovë

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ku u diskutua për avancimin e reformave dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë bisedës, Kurti nënvizoi se ndër vendimet e para të Kuvendit këtë vit ishte miratimi i buxhetit të ri prej 4 miliardë euro dhe i Planit të Rritjes me vlerë 882.6 milionë euro, i cili synon përshpejtimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas tij, gjashtëmujori i parë i këtij viti parashikon një sërë hapash për zbatim, të lidhur me kalimin e ligjeve në Kuvend, që kapin vlerën rreth 90 milionë euro.

United Hospital

Kryeministri theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet kryesor i qeverisë dhe nënvizoi rëndësinë e marrjes së statusit kandidat, një hap kyç drejt anëtarësimit në BE.

Në bisedë u trajtuan edhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

Kurti konfirmoi se Kosova është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe ka ndjekur të gjitha pakot e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, në përgjigje të agresionit të saj ndaj Ukrainës./Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.