ARKATANA

Hahn: Dialogu vazhdon në shtator pas zgjedhjeve të reja në Kosovë

/ 2 minuta lexim
HW

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndodh pas zgjedhjeve të reja që do të mbahen këtë shtator në Kosovë.

Ai ka thënë se situata politike në Kosovë do të determinojë zhvillimet që ndërlidhen me dialogun për normalizimin e raporteve.

Hahn nuk ka pranuar që të komentojë ndërkohë dorëheqjen e Haradinajt, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

“Nuk do të ishte mirë të komentoja zhvillimet e brendshme. Situata është e qartë, bazuar në njoftime që se shpejti do të ketë zgjedhje që do të ndryshojnë situatën politike në Kosovë, e cila do të na mundësojë të rinisim dialogun”, ka thënë Hahn pas takimit me kryeministren serbe, Ana Brnabiq, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Uji Dea

Ai ka thënë se shpreson shumë që dialogu të rinisë në shtator, duke thënë se ka pritje që të dy palët do të angazhohen vërtetë për një gjë të tillë.

‘Kështu që shpresoj se do të ndodh në shtator, siç është njoftuar”, ka shtuar ndër të tjera Komisionari Hahn.

Ndër të tjera ai ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë shkaktuar paqartësi në procesin e dialogut dhe në përparimin e këtij procesi.

Lidhur me zhvillimet në Kosovë, Express i ka dretjuar pyetje edhe zyrës për media të BE-së, megjithatë ata nuk kanë pasur një qëndrim rreth sitautës së krijuar./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.