UBT

Mosformimi i Qeverisë, Deliu: Ata numra e rikonfirmuan pafuqinë politike të Kurtit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra foli në lidhje me dështimin e djeshëm të Albin Kurtit për ta formuar Qeverinë.

Ajo u shpreh se ishin vetëm 56 vota pro kësaj përpjekje dhe sipas saj, këta numra rikonfirmuan pafuqinë politike të Kurtit.

Uji Dea

“Ka qenë ashtu siç e kemi thënë dhe e kemi pritur prej datës së mbajtjes së zgjedhjeve, të muajit shkurt, pritshmëritë tona kanë qenë që shumica e dalë nga zgjedhjet e shkurtit e Vetëvendosjes nuk do t’i ketë numrat për ta bërë Qeverinë, ndonëse për muaj të tërë, eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar që i kanë numrat, ndonjëherë kanë thënë që i kanë për Qeverinë, e nuk i kanë për Kuvendin. Kjo ka qenë një sagë e deklaratave të përhershme që ndonëse kishte bllokadë, eksponentë të VV-së nuk kanë hezituar që të deklarohen në favor të votave për ta bërë Qeverinë”.“Ishin vetëm 56 vota pro përpjekjes për ta bërë Qeverinë Kurti 3, ata numra e rikonfirmuan edhe dje pafuqinë politike të z.

Kurti dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, që t’i jep fund kësaj sage të gjatë të zhvillimeve brenda Kuvendit të Kosovës”, u shpreh ajo sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.