Uji Dea

PDK-ja i hakmerret Haradinajt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një javë pas dorëheqjes nga pozita e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka ftuar për sot mbledhjen e Qeverisë. Ministrat e PDK-së nuk do të jenë prezentë në këtë mbledhje, ndonëse ftesës do t’i përgjigjen pozitivisht ministrat nga radhët e Nismës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Është bërë një javë e plotë prejse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Ndonëse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës thuhet qartë se në momentin që kryeministri jep dorëheqje Qeveria bie, Haradinaj ka thirrur për sot mbledhje të Qeverisë në largim.

Por ndryshe prej herëve të tjera, në këtë takim nuk pritet të marrin pjesë ministrat që vijnë nga radhët e PDK-së, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

UBT

Disa prej ministrave që janë pjesë e PDK-së, partisë me të cilën deri më tash ka bashkëqeverisur Haradinaj, mospjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e sotme e kanë arsyetuar duke thënë se nuk gjenden në Kosovë.

Ndërkohë njohësit e çështjeve juridike thonë se pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit Qeveria në largim nuk ka më kompetencë për të marrë asnjë vendim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.