UBT

Musliu: Kurti ka kapur Qeverinë, Presidencën, Kuvendin – e mbi të gjitha edhe grupin parlamentar të LVV-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se partia e saj do të vazhdojë të qëndrojë në Kuvend deri në konstituimin e institucioneve të Kosovës.

Musliu tha se PDK, për të gjashtën ditë radhazi, po i bën thirrje deputetit Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, që të kthehet në Kuvend dhe të marrë pjesë në procesin e konstituimit të institucioneve.

“Me PDK-në jemi këtu për të gjashtën ditë radhazi, që t’i bëjmë thirrje deputetit Albin Kurti, njëherësh kryetarit të VV-së, që të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe t’i konstituojë institucionet e vendit, për çka ka marrë mandatin dhe besimin e qytetarëve të Kosovës”, tha Musliu.

Ajo kritikoi Kurtin thënë se e ka në kontroll Qeverinë, Presidencën, Kuvendin dhe grupin parlamentar të LVV-së, ndërsa, sipas saj, deputetët e kësaj partie nuk po marrin pjesë në procesin e konstituimit.

FIDANISHTJA

“Albin Kurti ka kapur Qeverinë, Presidencën, Kuvendin dhe, mbi të gjitha, edhe grupin parlamentar të LVV-së, të cilët nuk kanë guxim të vijnë për ta konstituar Kuvendin”, u shpreh ajo.

Musliu theksoi se PDK nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj dhe do të vazhdojë të jetë e pranishme në Kuvend.

“Nuk do të ndalemi. Kosova ka nevojë sot më shumë se kurrë që t’i ketë këto institucione. Prandaj, PDK vazhdon të qëndrojë me bindjet e saj. Sot dhe çdo ditë do të jemi këtu, deri në konstituimin e Kuvendit”, përfundoi Musliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.