HW

Bolton pas takimit me Daçiq: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të lëvizë përpara. Ai ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Përmes një postimi në Twitter, Bolton ka thënë se “është koha që të dyja palët të veprojnë menjëherë”.

“Ishte kënaqësi të pres ministrin Daçiq. U pajtuam se dialogu me Kosovës duhet të lëvizë përpara, pasi asnjëra palë nuk fiton nga status-quoja. Koha për të vepruar të dyja palët është tani”, ka shkruar Bolton.

Ndërkohë, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ministri i Jashtëm, Daçiq ka thënë se “administrata amerikane e kupton se problemi nuk është në Beograd, por problemi qëndron në Kosovë, në autoritetet e Prishtinës”.

Mobi Casa

Ai duke folur për takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, tha se “gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe paqësore për problemin e Kosovës mbetet lartë në listën e prioriteteve të politikës së jashtme të administratës së presidentin amerikan Donald Trump”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që lehtësohet nga Bashkimi Evropian është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, pasi Qeveria në Prishtinë vendosi tarifa ndaj mallrave serbe.

Autoritetet serbe kërkojnë heqjen e tarifës, në mënyrë që të kthehen në tryezën e bisedimeve, por Qeveria e Kosovës thotë se pa një kornizë marrëveshje që parasheh njohjen nga ana e Serbisë, nuk do ta shfuqizojnë tarifën./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.