ARKATANA

Begaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po përballen me akuza të montuara, Republika e Shqipërisë është me UÇK-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës në seancën solemne të shënimit të 18 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, shkruan Express.

Begaj ka thënë se ky 18 vjetor, është moshë e pjekurisë dhe dëshmi se Kosova është një realitet i pakthyeshëm.

“Kjo është mosha e pjekurisë. Ky përvjetor është dëshmia se Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, një shtet sovran. Kosova është një shtet i ri në vite, por rrënjë të thella sakrificash, kontributesh e meritash”, ka thënë Begaj, shkruan Express.

Begaj ka shtuar tutje se Kosova është një histori suksesi që i bën krenarë miqtë e partnerët strategjik, sidomos SHBA-në e bashkësinë ndërkombëtare.

Mobi Casa

Në fjalimin e tij, Begaj ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me gjyqin në Hagë. Begaj ka thënë se ata po përballen me akuza të montuara në Gjykatën Speciale.

Begaj ka thënë se e vërteta as s’mund të ndryshohet e as të tjetërsohet.

“Në këtë përvjetor, mendimi ynë është me ata që po përballen me një betejë të vështirë, të padrejt e vendimtare në Hagë. Historia e Kosovës s’mund të kuptohet pa emrat e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit. Ata po përballen me akuza të montuara në gjykatë ndërkombëtare.Ata që morën armët për të kërkuar lirinë për tokën e tyre e familjen e tyre, janë e do të mbeten gjithmonë simbole të lirisë.E vërteta s’mund të tjetërsohet e as të ndryshohet. Liria ka emër, liria meriton drejtësi, meriton mirënjohje. Republika e Shqipërisë është me UÇK-në”, ka thënë Begaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.