ARKATANA

Vonë me rishikimin e Demarkacionit!

/ 2 minuta lexim
HW

Është bërë më shumë se 1 vit qëkur në Kuvendin e Kosovës është ratifikuar Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, megjithatë edhe sot e kësaj dite ende nuk është bërë korrigjimi i kufirit me shtetin fqinj ashtu siç pati premtuar kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Përfaqësues të ekzekutivit kanë thënë për “Zërin” se komisionet janë duku u përgatitur për të dalë në terren dhe për t’u angazhuar në këtë çështje. Ndërsa kryetari i Komisionit për Shënimin e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, ka thënë për gazetën “Zëri” se po presin që t’u hapen rrugët për korrigjim. Derisa nuk ka dashur të japë më shumë informacione në këtë drejtim, ai ka thënë se për çështjen e rishikimit të kufijve duhet të flasë vetë Qeveria, pasi kjo gjë nuk është punë e Komisionit.

HW

Në anën tjetër vetë kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme ka takuar ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, me të cilin ka folur për hapat të cilët duhet të ndërmerren për finalizimin e rishikimit të kufijve me Malin e Zi.

“Rishikimi i Demarkacionit në drejtim të Kullës dhe të Çakorrit është proces i cili ka marrë tashmë dakordimin e dy qeverive, të Kosovës dhe të Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve sot prita në takim ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë për finalizimin e tij, respektivisht për korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe të Çakorrit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij social “Facebook”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.