HW

Abdixhiku: Kuvendi vendos për të ardhmen politike të partisë, vendim i lirë pa presion

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Kuvendi i partisë është një standard i rëndësishëm demokratik jo vetëm për LDK-në, por për të gjitha partitë politike në Kosovë.

Ai theksoi se nga ky debat dhe nga kjo ditë, LDK-ja do të dalë më e unifikuar, më e fortë dhe e përgatitur për të ardhmen politike të vendit, raporton Ekonomia Online.

“Le të jetë ky një standard i mirë, i mbarë, jo vetëm për LDK-në, por për çdo parti tjetër politike në Kosovë. I siguroj gjithë anëtarësinë e LDK-së se nga ky debat, nga kjo ditë, do të dalim edhe më të unifikuar, edhe më të fortë, edhe më të gatshëm për të ardhmen e mirë që na pret përpara. Edhe një herë, ka debat, ka diskutime, flasim për LDK-në, flasim për të ardhmen e Kosovës, në qetësi, në maturitet dhe në fund me shumicë votash, me demokraci e përcaktojmë fatin tonë politik”, tha ai.

Abdixhiku shtoi se Kuvendi është organi më i lartë i LDK-së dhe ka çdo të drejtë të vendosë për të ardhmen politike të partisë.

HW

“Ky është Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, organi më i lartë. Kuvendi ka çdo të drejtë, vendos për çdo gjë. Prandaj në këtë rrethanë unë do të kem një fjalim, të cilin ju do ta dëgjoni publikisht dhe më pas i hapim punimet e Kuvendit dhe Kuvendi vendos për të ardhmen politike të LDK-së dhe secilit”.“Unë e kam bërë gjënë më fisnike që mund ta bëj, t’ia lë këtë fat anëtarësisë sime. Edhe besoj që anëtarësia jonë është e matur, e ka përkushtim për LDK-në, i njeh nevojat e LDK-së dhe do të marrë vendim e lirë pa asnjë presion politik. Pra edhe një herë, mirë se vini në demokraci. Është standard normal politik i një partie politike. Më vjen mirë që ka interesim të madh për LDK-në. Është shenjë e mirë për ne, ta shfrytëzojmë edhe këtë mundësi të mirë mediatike që kemi”, tha ai.

Ai po ashtu bëri thirrje për fokus tek aspektet pozitive të procesit, duke theksuar rëndësinë e ballafaqimit të partisë me anëtarësinë e vet.

“Shiko, Kuvendi ka fillimisht një rend dite, një fjalë time. Pas fjalës sime merr vendimin për të proceduar tutje. Dëgjoni, ky është niveli më i lartë demokratik. Mund të gjejnë kritika për gjëra jo të rëndësishme, por le të vlerësojmë madhështinë e një partie politike e cila është e gatshme të ballafaqohet me anëtarësinë e vet. Pra le t’i shohim anët e mira, mos të shohim gjithmonë ndonjë lëshim të vogël teknik që s’ka fort peshë. Ju faleminderit të gjithëve”, tha Abdixhiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.