HW

Mavraj: Shqipëria do të befasojë në ‘Euro 2016’

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mërgim Mavraj ka paralajmëruar se Kombëtarja shqiptare do të befasoj edhe në Kampionatin evropian ‘Franca 2016’
Pas kualifikimit historik të Kombëtares shqiptare në ‘Euro 2016’, Mërgim Mavraj pretë që kuqezinjtë të befasojnë edhe në Kampionatin evropian ‘Franca 2016’.

Këto komente mbrojtësi i Kolnit i ka bërë gjatë një konference për media nga Durrësi, ku është grumbulluar me kuqezinjtë për dy miqësoret e radhës ndaj Austrisë dhe Luksemburgut.

Uji Dea

Gashi e Sadiku përshëndesin fansat nga Durrësi (Video)
“Pas suksesit me kualifikimin ne Europian, tani fillon puna për ndeshjet në grupe. Jam i lumtur qe i shoh këta futbolliste që kemi luajtur bashkë gjatë eliminatoreve. Këto miqësore janë një mundësi për te treguar vlerat tona dhe për t’ia bërë të vështire trajnerit ne zgjedhjet e tij. Konkurrenca është diçka e mire dhe krahasuar në vitet e shkuara është diçka pozitive për skuadrën. Sot jemi 25 futbolliste dhe është një vlere e madhe për Shqipërinë”, ka thënë ai.

“Ne duhet të luajmë ashtu siç kemi filozofinë tone dhe të forcojmë vlerat tona që të përmirësohemi. Do shohim hap pas hapi, të përgatitemi maksimalisht për te bërë befasinë e radhës. Mendoj se mund të bëjmë surprize të madhe në Francë. Te gjithë dëshirojnë të jenë në kampionatin europian dhe asnjë nuk e ka vendin e sigurte por do kërkojnë ta fitojnë vendin me paraqitjet e tyre.”, ka theksuar Mavraj. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.