UBT

Besfort Zeneli merr ftesën nga Suedia për Kampionatin Botëror

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-mesfushori i Kosovës U21, Besfort Zeneli, është përfshirë në listën e Suedisë për Kampionatin Botëror 2026, që nis më 11 qershor.

22-vjeçari luan si mesfushor dhe aktualisht është pjesë e klubit belg Union SG. Ai kishte qenë pjesë e Kosovës U21 në periudhën 2022-2024, ku regjistroi gjashtë paraqitje, ndërsa më pas vendosi ta vazhdojë karrierën ndërkombëtare me Suedinë.

Kalimi i tij te suedezët është konkretizuar shpejt edhe në nivelin më të lartë, pasi Zeneli tashmë ka gjashtë ndeshje me Suedinë A.

Debutimin e bëri më 22 mars 2025, duke hyrë kështu në planet e trajnerit përpara turneut më të madh të futbollit.

Pavarësisht se Suedia ka në përbërje disa emra të spikatur nga Liga Premier, Zeneli ka arritur të gjejë hapësirë në konkurrencën e fortë në mesfushë, duke siguruar ftesën për Botëror.

ARKATANA

Rruga e Suedisë drejt kualifikimit nuk ishte e lehtë. Në grupin kualifikues ku ishte edhe Kosova, suedezët pësuan dy humbje nga “Dardanët”: 2-0 në Prishtinë më 8 shtator dhe 1-0 në Goteborg më 13 tetor të vitit të kaluar.

Në fund, Suedia e mbylli grupin në vendin e fundit, pas Zvicrës, Kosovës dhe Sllovenisë.

Megjithatë, falë suksesit në Ligën e Kombeve, Suedia e siguroi një shans të dytë përmes ‘play-off’-it. Në gjysmëfinale triumfoi 3-1 ndaj Ukrainës në Valencia, ndërsa më pas fitoi 3-2 ndaj Polonisë, duke e konfirmuar kualifikimin në Kupën e Botës.

Në Botëror, Suedia do të garojë në Grupin F, ku do të përballet me Tunizinë, Holandën dhe Japoninë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.