PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon Eliza Hoxhën kundërkandidate
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pranuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik dhe procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës.
Sipas zhvillimeve të fundit, përballë kandidaturës së propozuar nga Kurti pritet të jetë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, si kundërkandidate për postin e presidentes, pasi Kurti propozoi Justina Pulën, kandidate.
Oferta e Kurtit parashihte që në të njëjtën seancë të Kuvendit fillimisht të votohej në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas të zhvillohej votimi për presidenten…./telegrafi/

