United Hospital

A ndikojnë vezët në shfaqjen e kancerit të prostatës?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëse kanceri kapet ndërkohë që është ende i lokalizuar brenda prostatës, mundësitë që ai të marrë jetën brenda 5 viteve të ardhshme, janë pothuajse zero. Megjithatë, nëse përhapet shumë, mundësitë për mbijetesë reduktohen në tre vjet

Për këtë arsye, shkencëtarët janë munduar të identifikojnë faktorët e përfshirë në përhapjen e kancerit të prostatës pas shfaqjes së tij.

Duke shpresuar në gjetjen e shkaktarëve të mundshëm, studiuesit e Universitetit të Harvardit morën më shumë se 1 000 burra me kancer të prostatës në fazën fillestare dhe i ndoqën ata për vite më radhë.

Krahasuar me ata që rrallë konsumonin vezë, burrat që konsumonin më pak se një vezë në ditë, ishin dyfish të rrezikuar që kanceri i prostatës të avanconte dhe të përhapte metastaza në kockat e tyre.

I vetmi ushqim më i keq se veza, ishte mishi i shpendëve: burrat me kancer më agresiv, të cilët konsumonin rregullisht mish pule dhe gjeli deti, rrezikoheshin katër herë më shumë nga përparimi i kancerit të prostatës.

Studiuesit treguan se lidhja mes konsumimit të mishit të shpendëve dhe përparimit të sëmundjes, ndodhte për shkak të qelizave kancerogjene që gjendeshin në mishin e gatuar (si aminat heterociklike). Për arsye të panjohura, këto akumulohen më shumë në muskujt e pulave dhe gjelave të detit, sesa te kafshët e tjera.

Uji Dea

Por cila është substanca brenda vezës, që nxit kancerin? Si mundet që ngrënia e më pak se 1 veze në ditë, të dyfishojë rrezikun e përhapjes së kancerit? Përgjigjja mund të jetë kolina, një përbërës që gjendet i përqendruar te veza.

Nivelet e larta të kolinës në gjak, lidhen fillimisht me rrezikun e lartë të zhvillimit të kancerit të prostatës. Kjo mund të shpjegojë lidhjen mes vezës dhe përparimit të kancerit. Po në vdekshmërinë nga kanceri, si ndikon?

Në një shkrim të titulluar “Konsumimi i kolinës dhe rreziku vdekjeprurës i kancerit të prostatës,” i njëjti ekip studiuesish të Harvardit zbuloi se, burrat që merrnin më shumë kolinë nga ushqimi, rrezikoheshin më tepër të vdisnin nga kanceri.

Burrat që konsumonin 2 vezë e gjysmë apo më shumë në javë, ose 1 vezë në 3 ditë, kishin një rritje 81 për qind të rrezikut të vdekjes nga kanceri i prostatës.

Kolina te vezët, ashtu si karnitina te mishi i kuq, shndërrohet në një toksinë të quajtur trimetilaminë nga bakteret që jetojnë në zorrët e atyre që konsumojnë mish.

Trimetilamina, pasi oksidohet në mëlçi, rrit rrezikun e një ataku kardiak, hemorragjisë cerebrale dhe vdekjes së parakohshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.