UBT

Pirja e kafesë mund të zvogëlojë mundësinë e humbjes së dëgjimit sipas një studimi

/ 2 minuta lexim
HW

Për shumë njerëz, kafeja është një pjesë kryesore e rutinës së përditshme – pavarësisht nëse është gjëja e parë në mëngjes ose kënaqësi e mesditës.

Por një kafe e përditshme mund të ketë një ndikim pozitiv të papritur. Një studim i fundit tregon se pirja e kafesë mund të zvogëlojë gjasat e humbjes së dëgjimit te burrat.

Studiuesit zbuluan se burrat që pinë të paktën një kafe në ditë kishin 15 për qind më pak të ngjarë të humbnin dëgjimin sesa ata që nuk pinë.

Duke përdorur të dhëna nga pothuajse 37,000 njerëz (burra dhe gra), studimi tregoi se kafeja mund të jetë e dobishme për dëgjimin, për shkak të vetive të saj anti-inflamatore dhe antioksidantëve që përmban.

HW

Sidoqoftë, asnjë lidhje midis funksionit të kafesë dhe dëgjimit nuk u gjet te gratë – diçka që ekipi thotë se mund të jetë për shkak të ndryshimeve në fiziologji.

Kjo sepse nivelet e larta të hormonit estrogjen (të cilin gratë e kanë më shumë në trupin e tyre) mbron nga humbja e dëgjimit në lidhje me moshën – kështu që studiuesit thanë se ndikimi i dietës në dëgjim do të ishte ‘më pak i rëndësishëm’.

Dëgjimi u kontrollua në fillim të studimit dhe pastaj përsëri në dy prova. Më pas, rezultatet u analizuan dhe faktorë të tjerë të shëndetit dhe të jetesës u morën gjithashtu parasysh.

Rezultatet treguan se burrat që pinin midis një dhe katër filxhanë e gjysmë kafe në ditë kishin më pak të ngjarë të përjetonin humbje dëgjimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.