HW

Si mund ta forcojmë sistemin imunitar?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Si mund ta forcojmë imunitetin?! Çfarë vitaminash na duhen? A ka ushqime që na ndihmojnë gjatë kësaj kohe?

E vërteta është se nuk ekziston një bar magjik apo një ushqim specifik që forcon imunitetin tënd. Ka mënyra të tjera që duhet të kombinoni për t’i dhënë vetes një sistem imunitar mjaftueshëm të fortë sa për t’u përballur me viruset sezonale.

Ulni sa të mundni nivelin e stresit

Kujtoni që trupi punon më mirë ndaj sëmundjeve apo mikrobeve kur mbi të nuk ushtrohet stres. Gjeni pak kohë për të medituar, ose për të përmirësuar frymëmarrjen.

Përmirësoni gjumin

Një sistem imunitar i shëndetshëm mund ta luftojë infeksionin.

Nëse keni deficit në gjumë, duhet të dini që sistemi imunitar s’punon siç duhet. Përpiquni të bëni gjumë të mirë që do të thotë, nga 6 deri në 7 orë çdo ditë. Zbatoni me rregull oraret e tij dhe evitoni sa të mundni ushqimet para gjumit, ekranët e telefonave apo aktivitetin fizik.

Kontrolloni nivelin e vitaminës D

Eco Higjiena

Dëgjojmë të flitet shumë për rëndësinë e vitaminës C, por krahas saj duhet të dini që marrja e vitaminës D ndihmon trupin të luftojë me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Nëse nuk e merrni si suplement e gjeni në ushqime të tilla si salmoni, peshku apo qumështi.

Mos konsumoni alkool

Në mënyrë absolute s’duhet ta kaloni masën e konsumit të alkoolit. Kjo s’do të thotë që nuk mund të pini një gotë verë apo koktejl, por në mënyrë të moderuar. Kujtoni se nuk është vetëm e pira kronike ajo që dobëson sistemin imunitar.

Për gratë normale është 1 pije në ditë, e ndërsa burrat mund të pijnë gjer në dy.

Mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe shmangni sa të mundni suplementet e të gjitha llojeve

Një sistem imunitar i fortë kërkon një dietë të pasur dhe të shëndetshëm.

Asnjë ushqim në veçantë nuk është zbuluar se bën “mrekulli” me forcimin e imunitetit, por kombinimi i tyre po.

Ushqimet e freskëta dhe jo të procesuara duhet të jenë kryefjala e ditës suaj këtë periudhë. Kjo është po aq e rëndësishme sa larja e duarve apo mos-prekja e fytyrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.