ARKATANA

Haradinaj kërkon nga Theresa May mbështetje në finalizimin e dialogut me Serbinë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që është duke u mbajtur në Poznan të Polonisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Haradinaj, ka bërë të ditur se kryeministren May e ka njoftuar për zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur vendosmërinë për fuqizimin e partneritetit bilateral mes dy vendeve dhe duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Mobi Casa

Kryeministri ka pohuar se, kryeministren May e ka falënderuar për qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e administratës publike dhe zhvillim ekonomik në Kosovë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.