ARKATANA

Kurti: Beogradi po ushtron terror dhe presion ndaj serbëve të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shtatë persona të nacionalitetit serb janë arrestuar të martën nga autoritetet kosovare në Komunën e Graçanicës nën dyshimet për “kërcënime, presion dhe shantazh” ndaj vullnetit të lirë të votuesve në prag zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me këtë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se terrorin që është duke e bërë Beogradi mbi serbët e Kosovës e kanë të dëshmuar prej vet ankesave të serbëve të Kosovës.

Eco Higjiena

“Unë besoj se fjala e ministrit për Komunitete dhe Kthim në mbledhjen e Qeverisë mbi trysninë e tmerrshme që po bëhet tek serbet e Kosovës që patjetër ta votojnë Listën Serbe dhe masat që po i ndërmerr Serbia janë alarmuese dhe këtë lloj terrori që po e bën Beogradi zyrtarë mbi serbët e Kosovës e kemi të dëshmuar prej vet ankesave të serbëve të Kosovës. Ky është fenomen që ka marrë përmasa të mëdha prej kohës që unë jam kryeministër. Kurr nuk ka pas më shumë kërcënime, shantazhe”, ka thënë ai.

“Në anën tjetër ju e dini që Serbia vazhdimisht mundohet të ketë elemente të saj që të krijoj dualizma brenda territorit tonë të Republikës dhe ato janë veprime ilegale në shtetin tonë të pavarur”, ka shtuar Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.