Eko Higjiena

Hoti tregon që PAN, Thaçi e Haradinaj shkelën kushtetutën, por nuk ua kërkon dorëheqjen

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti po thotë se Kosova ka humbur dy vite nga ndërhyrjet e presidentit dhe Qeverisë përmes ekipit dialogues në procesin e dialogut. Sipas tij, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, LDK beson se dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga qeveria, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti tha se krejt kjo ka ndodhur për shkak se kryeministri ka abstenuar nga kompetencat kushtetuese, duke i bartur kompetencat fillimisht te presidenti përmes draft-platformës, e pastaj te ekipi dialogues.

Hidromorava

I njejti, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociator, tha se dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga institucionet që kanë kompetenca.

“LDK mbetet e vendosur për këtë çështje. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka dhënë plotësisht te drejte, se dialogu udhëhiqet nga Qeveria me mbikëqyrje te Kuvendit. Presidenti ka vetëm rol konsultativ. Ne besojmë se dialogu duhet te udhëhiqet vetëm nga Qeveria qe është legjitime, bazuar ne platforme qe bazohet ne Kushtetutën e Kosovës dhe qe miratohet nga 2/3 e votave te deputeteve”, ka shkruar Hoti në Facebook./Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.