Eko Higjiena

Beyer: Politikanë të Kosovës, lëreni pas jofunksionalitetin e shtetit, bashkëpunoni për zgjedhjen e Kryeparlamentarit dhe Presidentit

/ 2 minuta lexim
HW

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer u ka bërë thirrje liderëve dhe partive politike parlamentare në Kosovë që pas zgjedhjeve të djeshme ta lënë pas “jofunksionalitetin e shtetit”.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ai bën thirrje për bashkëpunim dhe koordinim.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, ju falënderoj shumë sinqersiht që keni marrë përgjegjësinë duke marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Kosovë. Dhe u bëj thirrje të gjithëve që kanë përgjegjësi në botën politike, politikanëve, partive politike, qeverisë, opozitës, që të jenë po aq të përgjegjshëm tani, pas zgjedhjeve, për ta lënë pas jofunksionalitetin e shtetit, të gjithë vendit”, tha ai.

UBT

Beyer përmendi se Kosova pati “tre zgjedhje brenda 16-17 muajve të fundit” dhe shtoi se “kjo duhet të jetë histori e së kaluarës”.

“Prandaj u bëj thirrje të gjithë politikanëve që të bashkëpunojnë dhe të koordinohen shumë më mirë se në të kaluarën për ta bërë Kosovën, këtë vend të madh me perspektivë dhe një të ardhme të begatë brenda Bashkimit Europian, për ta bërë plotësisht funksionale, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe gjithashtu të Presidentit të shtetit”, tha ai.

Beyer tha se ka “shumë besim se kjo do të realizohet”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.