Majlinda edhe në libra!
Majlinda Kelmendi, përpos që ka hyrë në historinë e sportit kosovar, ajo tani është përfshirë edhe në një libër, të publikuar dje në “Bibliotekën Kombëtare” në Prishtinë.
Bëhet fjalë për librin “Gratë e njohura të trojeve shqiptare”, të autores Hanëmshahe Ilazi. Libra ka përfshirë mbi 500 personazhe, që nga Nëna Terezë e deri tek xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi. Madje, për këtë të fundit, autorja tha se i është dashur disa herë t’ia korrigjojë biografinë.
“Biografinë e Majlinda Kelmendit e kemi përmirësuar dhe plotësuar me dhjetëra herë pasi që ajo për çdo muaj kthehej me nga një medalje në Kosovë”, ka thënë autorja e librit.


