UBT

Jashari: Allegrin duhet vetëm ta dëgjosh

/ 2 minuta lexim
HW

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, ka lënë pas problemet fizike dhe është gati të japë maksimumin për skuadrën kuqezi.

Në një prononcim për SportMediaset, ai theksoi se ndihet plotësisht i rikuperuar dhe i motivuar për të pasur sa më shumë minuta në fushë.

“Tani ndihem 100% dhe po punoj çdo ditë për të luajtur më tepër, në mënyrë që ta ndihmoj ekipin t’i fitojë ndeshjet”, u shpreh mesfushori, duke konfirmuar se forma e tij është në rritje.

Duke folur për eksperiencën te Milani, Jashari nuk e fshehu emocionin:

“Ky klub ka një peshë të jashtëzakonshme për mua. Kur mora vesh për mundësinë e transferimit në Milano, ishte si një ëndërr e bërë realitet. Pas bisedimeve të gjata, arrita te një klub magjik. Çdo stërvitje dhe çdo ndeshje këtu është speciale. Jap maksimumin tim dhe shpresoj që tifozët të ndihen krenarë”.

FIDANISHTJA

Objektivi i sezonit është i qartë: rikthimi në Champions League.

“Të luash në Champions do të thotë të përjetosh net të paharrueshme. Është synimi ynë kryesor dhe duhet ta arrijmë së bashku”, theksoi ai.

Fjalë vlerësuese pati edhe për trajnerin Massimiliano Allegri-n: “Për eksperiencën dhe trofetë që ka fituar, duhet vetëm ta dëgjosh. Ai e njeh në detaje futbollin italian dhe di çfarë duhet për të triumfuar”.

Në fund, Jashari përmendi edhe dy nga idhujt e tij në Serie A: Andrea Pirlo dhe Roberto Baggio, duke theksuar veçanërisht stilin dhe elegancën e Pirlos si frymëzim në lojën e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.