Norvegjia e fton veç një Berishë
Norvegjia do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Estonisë (24 mars) dhe Finlandës (29 mars), kah fundi i marsit dhe sot e ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për këto dy takime, shkruajnë mediat norvegjeze, përcjell Zëri.
Stafi teknik e ka përfshirë Valon Berishën në listë, por vëllai i tij, Vetoni, nuk u ftua, duke u postuar në ekipin U-21 të Norvegjisë.
Valoni luan në Salsburg të Austrisë, ndërsa Vetoni është pjesë e Greuther Furthit dhe do të luajë ndaj Holandës dhe Spanjës, më 25 e 28 mars, me ekipin U-21. /Zëri/

