ARKATANA

Nis koordinimi i opozitës për rrëzim të Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se brenda kësaj jave do ta takojë liderin e LVV-së Albin Kurtin për të diskutuar rreth bashkërendimit të veprimeve opozitare për rrëzim të Qeverisë. Gjithashtu i pari i LDK-së ka njoftuar se ftesë për një gjë të tillë do t’i bëjë edhe kreut të PSD-së Shpend Ahmetit, partia e të cilit ka deklaruar se mirëpret ftesat për takime koordinuese, shkruan gazeta “Zëri”.

Edhe zyrtarë të LVV-së i kanë thënë gazetës “Zëri” se janë të gatshëm të bashkohen në iniciativën për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Megjithëkëtë ata kanë pranuar se opozita aktualisht nuk i ka votat e mjaftueshme për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Duke marrë për bazë këtë fakt përfaqësuesit e koalicionit qeverisës mbeten të sigurt se nismat e tilla për mocion mosbesimi nuk do të rezultojnë me sukses. Përkundrazi, ata thonë se Qeveria do të vazhdojë edhe më tej t’i çojë përpara objektivat e saj.

Uji Dea

Por njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë deri në fund të mandatit, pasi zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.