Hidromorava

Çollaku: Ngurrimi i Kurtit për ta ndarë pushtetin mund ta bllokojë sërish vendin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sipas opinionistit Bekim Çollaku, rezultati i zgjedhjeve nuk ka sjellë ndryshim real në raportet politike dhe se Kosova rrezikon të mbetet sërish pa institucione stabile nëse nuk ka ofertë serioze për bashkëqeverisje.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Çollaku tha se Vetëvendosje mbetet subjekti me përgjegjësinë kryesore për formimin e institucioneve, por sipas tij, problemi deri tani ka qenë qasja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Përsëri primatin për t’i themeluar institucionet do ta kishte Lëvizja Vetëvendosje”, deklaroi ai, duke shtuar se vendi është “pak a shumë në situatën e njëjtë”.

Uji Dea

Çollaku vlerësoi se 18 muajt e fundit janë karakterizuar nga mungesa e marrëveshjes politike, sepse nuk ka pasur “një ofertë të mirëfilltë dhe të sinqertë të zotit Kurti për të bashkëqeverisur”.

Ai paralajmëroi se nëse Kurti ngurron ta ndajë pushtetin, përfshirë postin e presidentit dhe një pjesë të madhe të ekzekutivit, vendi mund të hyjë në bllokadë të re.

“Mendoj që edhe kësaj radhe, në rast se do të ketë ngurrim nga z.Kurti që pozitën e presidentit t’ia japë ndonjërit nga subjektet politike parlamentare, dhe përveç kësaj pozite edhe një pjesë të madhe të qeverisë së ekzekutivit, atëherë përsëri unë mendoj që do të kemi bllokadë institucionale, gjë e cila përsëri mund t’i shkojë përshtat vetëm z.Kurti…”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.