Fundamenti

Opozita i harron zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
HW

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të opozitës për rrëzim të qeverisë “Haradinaj”, në deklaratat e tyre të fundit përfaqësues të këtyre partive duket se i “kanë harruar” zgjedhjet. Përderisa opozita e vetme nuk i ka votat, vlerësohet se vetëm partia në pushtet, PDK-ja, mund ta rrëzojë Qeverinë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ndonëse para disa muajsh në çdo paraqitje publike dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, e përmendnin vazhdimisht nevojën për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe rrëzim të qeverisë “Haradinaj”, kohëve të fundit këto kërkesa të opozitës janë zbehur.

Teksa partia opozitare PSD-ja disa muaj më parë i ka dorëzuar nënshkrimet për rrëzim të Qeverisë, zyrtarë të kësaj partie thonë që ende nuk është gjetur një dakordim mes partive opozitare për këtë proces.

United Hospital

Në anën tjetër përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje vazhdojnë të vlerësojnë që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, mirëpo të njëjtit pranojnë se aktualisht ky proces është i pamundur për shkak të mospasjes së votave.

Kurse deputetë të koalicionin qeverisës kërkesat e opozitës për zgjedhje i shohin si joserioze dhe aspak të rrezikshme. Ata vlerësojnë që koalicioni PAN është stabil dhe si i tillë do të qeverisë deri në fund të mandatit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.