ARKATANA

Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja: Serweri e sheh si shenjë pozitive, Josephi e quan zhgënjyese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dy profesorët e njohësit e mirë të zhvillimeve në Kosovë e Ballkan, Daniel Serwer e Edward Joseph, kanë mendime të ndryshme për vendimin e së mërkurës të Gjykatës Speciale, sipas të cilit, aktgjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, të shpallet më 16 shtator.

I pari tha se kjo gjë është e mirë, pasi është shenjë e qartë se Gjykata Speciale po has në vështirësi për të marrë një vendim

“Nuk e di saktësisht si ta interpretoj këtë. Sa më shumë që zgjat, në një farë mënyre aq më mirë është, sepse është një shenjë e qartë se ata po hasin vështirësi për të marrë një vendim. Siç e dini, unë nuk jam i kënaqur me këtë gjykatë dhe mendoj se ajo ka vepruar padrejtësisht duke i mbajtur këta njerëz në burg për pesë vite. Dhe mendoj se është gabim që është ndryshuar fokusi i gjykatës, e cila duhej të merrej me pretendimet e raportit të Martyt për trafikim organesh”, tha Serwer për KosovaPress.

Por, sipas Edward Joseph, shtyrja e aktgjykimit është jashtëzakonisht zhgënjyese.

Sipas tij, me këtë stërzgjatje, ngrihen dilema shtesë për kompetencat e Dhomave të Specializuara.

Mobi Casa

“Mendoj se është jashtëzakonisht zhgënjyese. Mendoj se kjo pasqyron dhe ngre pyetje shtesë për kompetencën e këtyre Dhomave të Specializuara, të cilat kanë marrë kaq shumë kohë dhe i kanë mbajtur këta individë për një periudhë kaq të gjatë, dhe fakti që e shtyjnë këtë vendim mendoj se reflekton shumë keq mbi Dhomat e Specializuara”, tha Joseph për KosovaPress.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Vendimi i së mërkurës përbën herën e dytë që Gjykata Speciale shtynë afatin për shpalljen e aktgjykimit në lidhje me katërshen e UÇK-së.

Fjala përfundimtare e Gjykatës pritej në maj, por ajo u shty, herën e parë, për më së voni deri më 20 korrik.

Ndërkohë, të mërkurën, më 1 korrik, ndodhi edhe shtyrja e dytë, për 16 shtator. /tëvë1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.