FIDANISHTJA

Xhaka vetëm pas Fabinhos në statistika, por tifozët e Arsenalit vazhdojnë me kritika ndaj tij

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Derisa shifrat tregojnë se Granit Xhaka është njëri prej më të mirëve në detyrën e tij në mes të fushës, tifozët “topçinj” mbesin të pabindur nga ai. Xhaka e rifiton topin me një mesatare prej 10.29 herësh në një ndeshje të Premierligës, i dyti vetëm pas mesfushorit të Liverpoolit, Fabinho që e ka mesataren 10.32, transmeton zeri.info

26-vjeçari ka numra shumë më të mirë se sa partneri Lucas Torreira, e gjithashtu se sa Fernandihno dhe dyshja e Chelseat, N’Golo Kante. Pavarësisht kësaj, tifozët ishin të shpejtë të thonë se këto statistika janë pa ndonjë domëthenie. Ata e theksojnë faktin se sa shpesh e humb Xhaka topin, që i jep atij më shumë mundësi për ta rifituar përsëri, shkruan “The Sun”.

Ish-ylli i Borussia Monchengladbachut ishte fajësuar nga tifozët për humbjen e dyfishtë të topit në ndërtimin e aksionit të Valencias në golin e shënuar të spanjoolëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës në “Emirates” javën e kaluar.

Një tifoz shkruante në rrjetin social “Twitter”: “Xhaka në herën e dytë. Kjo është arsyeja pse statistikat nuk kanë kuptim në fuboll”.

Uji Dea

Ashpërsia e futbollistit nga Kosova për ta riftuar topin e shpjegon arsyen se pse ai ka shkaktuar më së shumti penallti në një klub të vetëm që prej transferimit te Arsenali për 38 milionë funte.

Xhaka e dhuroi penalltinë e katërt në barazimin 1:1 ndaj Brightonit të dielën, rezultat që ia shoi shpresat klubit londinez për të zënë një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Më herët gjatë këtij stinori në tetor, ai ishte fajtor për rrëzimin e Wilfried Zaha ndaj Crystal Palaces. Penalltia e lejoi Luka Milivojevicin që ta barazonte rezultatin ndaj Arsenalit për t’ia mbyllur “topçinjve” ecurinë prej 10 fitoreve radhazi. Në janar të 2017-s, Arsene Wenger e paralajmëroi atë që të shkakonte më pak penallti pasi Ryan Fraser shënoi në barazimin 3:3 mes Bournemouthit dhe Arsenalit. Kjo erdhi vetëm një uaj pasi e goditi me bërryl mesfushorin e Sotke Cityt, Joe Allen në zonën e rreptësisë në fitoren 3:1 të Arsenalit, që ishte penalltia e parë e shkaktuar e tij me fanellën e klubit londinez.

Pavarësisht se bëri tri pasime kyçe dhe dy ndërhyrje derisa kishte një saktësi të pasimeve prej 90%, Xhaka më pas e zhbëri punën e tij të mirë duke e rrëzuar Solly Marchin. Ai u kritikua si “futbollisti më i palogjikshëm” për shkak të sfidës së tij, por një tifoz tjetër shkriante se Marchi duhej “ta var kokën për turpin e tij për shkak të simulimit të tmerrshëm”. Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme për ish-lojtarin e Arsenalit, Emmanuel Frimpong, i cili tha se më përpara do të preferonte ta shihte në lojë Aaron Ramseyn me një këmbë./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.