ARKATANA

Hoxhaj: Jemi të përgatitur kurdo që fillon dialogu

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Po bëhet gati gjysmë viti prejse është formuar ekipi negociator i Kosovës për bisedimet me Serbinë, i cili udhëhiqet nga Fatmir Limaj dhe nga Shpend Ahmeti, por anëtarët e tij janë përjashtuar nga takimet e rëndësishme ndërkombëtare. Në Samitin e Berlinit ka marrë pjesë presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, por jo edhe anëtarët e Delegacionit për Bisedime, shkruan gazeta “Zëri”.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se ky delegacion deri më tash ka kryer shumë punë ndërsa platformën për dialogun e ka cilësuar si ndër më të mirat të hartuarat.

“Ne kemi bërë një platformë shumë të mirë, e cila është prej platformave më të mira ndonjëherë të hartuara nga Kosova, e miratuar në Kuvendin e Kosovës. Kemi determinuar po ashtu kornizën ligjore dhe Projektligjin për Delegacionin Shtetëror, si dhe është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë në përgatitjen tematike”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Fundamenti

Tutje ai ka shtuar se kurdo që të fillojë dialogu, do të del ekipi me propozime konkrete.

“Jemi goxha të përgatitur dhe të gatshëm kurdo që dialogu të vazhdojë, të dalim me propozime, me zgjidhje konkrete që t’i mbrojmë interesat e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka potencuar ai.

Sa i përket takimit të Parisit, ka thënë se është rënë dakord që aty të ketë një koordinim sa u përket parimeve, qëllimeve dhe temave që do të diskutohen./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.