Përfundon takimi Thaçi- Mogherini, presidenti thotë se i kërkoi liberalizimin e vizave
Ka përfunduar takimi i mbyllur në Tiranë mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian Federica Mogherini.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë për Klan Kosovën se i ka kërkuar shefes së BE-së Federica Mogherinit, që ”sa më shpejt të ndodhë liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës”.
Pos kësaj ai ka dalur kundër deklaratës së Federica Mogherinit e cila tha se sapo të hiqet taksa është në gjendje të thërret takim për vazhdim të dialogut.
Kjo pasi ai tha se nuk pranon një kushtëzim të tillë.


