ARKATANA

Kurti: Konjufca ka afat edhe 10 ditë për qeverinë, s’është e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar para gazetarëve sot pasi e vizitoi Institutin për Krime Lufte, ku u pyet nëse po zhvillohen bisedime me ndonjë parti ose deputetë për krijimin e qeverisë së re.

Kurti tha se mandati tashmë i është dhënë Glauk Konjufcës dhe se sipas tij nuk është punë e mençur që të ketë zgjedhje.

Fundamenti

“Sa i përket krijimit të qeverisë, kanë ngelur edhe 10 ditë. Mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Glauk Konjufcës nga VV, ne urojmë për më të mirën. E ritheksojmë, nuk mendojmë se është punë e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe pastaj sërish në prill. Kështu që deputetet janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill. Por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur, duhet të përcaktohen për njërën prej tyre. Besoj që në këtë javë dhe në fillim të javës së ardhshme do të mund të kemi informacion më të saktë”, tha ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.