United Hospital

Rënia e projektit për territore

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti Hashim Thaçi për pak muaj disa herë ka rënë në kundërshtim me vetveten. Kontradiktat u panë në Samitin e Berlinit, ku ai qartësisht i ndryshoi qëndrimet rreth taksës dhe korrigjimit të kufirit me Serbinë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka vlerësuar për “Zërin” se presidenti Hashim Thaçi për asnjë çështje nuk ka konsistencë në qëndrime. Deklarimet e fundit të kreut të shtetit sipas tij kanë të bëjnë me “fundosjen” e projektit i cili ka të bëjë me lëvizje të kufijve.

“Tash së fundi duket sikur e ka humbur toruan për shkak se projekti i tij ka dështuar, në fakt projekti i Serbisë që është promovuar si i tij. Ndërkohë mbështetës i këtij projekti ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Duket sikur në Samitin e Berlinit mori goditjen e fundit, që nuk ishte temë diskutimi çështja e kufijve”, ka potencuar ai.

Për shkak të dështimit të këtij projekti deputeti i LDK-së ka thënë se Thaçi ka kërkuar me çdo kusht ta minimizojë rëndësinë e takimit të Berlinit.

FIDANISHTJA

Njëjtë ka pohuar edhe deputeti i LVV-së Rexhep Selimi, i cili ka thënë se presidenti i Kosovës bashkë me atë të Serbisë pas Samitit patën një qëndrim, minimizimin e takimit të 29 prillit.

“Në Samitin e Berlinit të dy patën qëndrime të njëjta sa i përket këtij Samiti, duke kërkuar që ai të minimizohet maksimalisht, për arsyen se atje nuk trajtohej tema e tyre e përbashkët, e ndërrimit të territoreve”, ka nënvizuar deputeti i LVV-së.

Arsyeja se pse Thaçi po përdor deklarata kundërthënëse kohët e fundit sipas Selimit ka të bëjë me realizimin e qëllimeve të tij.

“Të gjitha deklaratat kontroverse i bën me qëllim për ta fshehur qëllimin kryesor të tij, pazarin me territore. Thaçi është deklaruar herë për taksën, herë kundër taksës, prapë për taksën. Kemi parë që është deklaruar herë për ndryshim kufijsh, herë ka thënë që kufijtë e Kosovës nuk preken e prapë është deklaruar për ndryshim kufijsh”, është shprehur ai për “Zërin”. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.