Meritan Shabani shënon gol dhe ndihmon Bayernin të fitojë një trofe
Bayern Munich II ka triumfuar në “Premier League International Cup”. Talenti shqiptar i Bayern Munich, Meritan Shabani, ka shënuar gol në finale të “Premier League International Cup”, raporton Gazeta Express.
Shabani shënoi golin e dytë në minutën e 90’, për ta ndihmuar ekipin e dytë të Bayernit që të triumfojë në këtë Ligë të krijuar nga anglezët ku marrin pjesë ekipet U-23.
Kjo Ligë është krijuar për t’iu dhënë mundësi lojtarëve të ekipeve të dyta të klubeve të Premielrigës për t’i matur forcat me lojtarët e tjerë të klubeve elite të Evropës.
Nuk është garë e aprovuar nga UEFA.
Në garën që mbahet që nga viti 2014, marrin pjesë 12 klube të Anglisë dhe 12 të tjera të Evropës.
Vitin e parë e ka fituar Man City U-23, vitin e dytë Villarreal U-23, pastaj dy herë me radhë Porto U-23 dhe tani Bayern Munich U-23. /Gazeta Express/


