Valon Zymberi: Drita do të tregon karakterin e kampionit ndaj Prishtinës
Njëra ndër ndeshjet derbi të javës së 30-të, në futbollin e Kosovës është ajo ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e cila po pritet me interesim të madh nga dashamirët e futbollit.
Deri sa për futbollistët e Dritës kjo ndeshje është si të gjitha ndeshjet e gjerë tanishme pasiqë nuk kanë ndonjë objektiv dhe gjendet në pjesën e epërme të tabelës për skuadrën nga kryeqendra Prishtina, kjo ndeshje është të jesh apo të mos jesh.
Për futbollistët e Prishtinës, në këtë ndeshje çdo rezultat tjetër përpos fitores është largim nga titulli i kampionit.
Megjithatë drejtuesit e Dritës kanë bërë të gjitha përgatitjet që kjo ndeshje të jetë në nivelin e duhur, për këtë ka bërë të ditur zëvendës drejtori i përgjithshëm, Valon Zymberi.
“Si në çdo ndeshje që kemi zhvilluar gjerë më tani ne jemi përgatitur maksimalisht në çdo aspekt edhe për ndeshjen ndaj Prishtinës, kemi bërë të gjitha përgatitjet. Edhe pse më herët kemi dalur nga objektivat tona, ne kemi për qëllim të paraqitemi në mënyrë të ndershme dhe të tregojmë karakterin e kampionit që e kemi dhe të dëshmojmë se ne aksidentalisht kemi mbetur jashtë garës për titull, por vlerën tonë do ta tregojmë pikërisht ndaj kundërshtarëve të fort në futbollin e Kosovës”.
Zymberi ka theksuar se kësaj radhe në shkallët e stadiumit do të jenë një numër i madh i shikuesve.
“Intelektualët do të jenë në numër të madh në këtë derbi për të na përkrahur pasiqë me vite të tëra janë futbollisti ynë i 12”, ka theksuar Zymberi.
Derbi në mes Dritës do të zhvillohet të shtunën duke filluar në ora 15:30.


