United Hospital

Serwer: Macron u bashkua në kundërshtimin e korrigjimit të kufijve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer ka dhënë vlerësim të Samitit të Berlinit dhe thotë se me aq sa ka kuptuar, Emmanuel Macron, është rreshtuar kah kundërshtarët e idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Kishte 3 probleme paqësore në Ballkan dhe sot pas zgjidhjes së emrit të Maqedonisë mbeten vetëm dy: Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe rregullimi i qeverisjes jofunksionale të Bosnjes dhe Hercegovinës.

Kështu deklaroi Daniel Serwer nga Johns Hopkins duke shtuar se mendon që momenti i duhur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë është tani.

HW

“Dhe sapo të zgjidhet (i referohet problemit të Kosovës dhe Serbisë), problemi në Bosnje dhe Hercegovinë do të jetë shumë më e zgjidhshme dhe më ndryshe se tani”, tha Serwer.

Duke komentuar mbi Samitin e Berlinit, Daniel Serwer tha se kuptoi nga ky takim që presidenti Macron është bashkuar në kundërshtimin e ndryshimit të kufijve.

“Ajo çka unë kuptova është se Presidenti Macron i është bashkuar kundërshtimit për çdo ndryshim të kufijve, që për mua është gjëja e duhur për t’u bërë. Shpresoj që kjo do t’i hapë rrugën një diskutimi më serioz për normalizimin e marrëdhënieve”, thotë drejtori i Programit për Menazhimin e Konflikteve në Qendrën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.