ARKATANA

Ish-ambasadori Bosch: Të gjitha partitë i kanë fajet, imazhi i Kosovës po dëmtohet…

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ka ambasadorë që kanë përmbushur misionin e tyre në Kosovë dhe më pas kanë nisur kapituj të rinj në jetët e tyre.

Dhe pastaj është Robert Bosch, ish-ambasadori holandez në Kosovë, që ende ndjek me endje çdo zhvillim të shtetit të Kosovës.

Bosch qëndron i përditësuar me ngjarjet në vend, e sidomos me këto të fundit, që u shoqëruan me zhvillime të shumta pas ngërçit politik. Ai madje mori pjesë edhe në protestën e shqiptarëve në Hagë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së.

Në një deklarim për IndeksOnline, Bosch vlerëson se Bashkimi Evropian nuk mund të shihet më si neutral karshi Kosovës.

“Reagimet e ndërkombëtarëve ishin të gabuara që në fillim. Fakti që Kosova nuk i përmbushi kërkesat e Asociacionit u bë pika kryesore, ndërsa faktet që Serbia ka shkelur pothuajse të gjitha marrëveshjet ishin qartësisht të parëndësishme. Fakti që veçanërisht moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit nuk pati pasoja për Serbinë tregon se BE-ja nuk mund të shihet më si neutrale. Kënaqësia e Serbisë mbetet parësore” ka thënë Bosch.

I pyetur se si vlerësohet atmosfera politike në Kosovë nga ana e Ambasadave dhe përfaqësuesve të tyre, Bosch thotë: “Siç thash edhe në rastin e BE-së, mendoj se ambasadat e dinë më mirë, por me sa duket nuk dëgjohen. Por, meqenëse unë nuk jam më atje, këto janë vetëm spekulimet e mia”.

Bosch gjykon se Kosova ka bërë shumë përparime në rrugën e saj drejt BE-së. Por, sipas tij, vendi ka nevojë të bëjë më shumë progres politik.

“Për aq sa mund të gjykoj, Kosova ka bërë shumë përparim në aspektin gjyqësor, si zbatimi i ligjeve dhe rregullave. Por, politikisht jo.”

UBT

Ndonëse zgjedhjet u mbajtën në shkurt, vendi është akoma pa një qeveri.

Dështimin për të formuar kabinetin qeveritar dhe për të ecur përpara në zhvillim, Bosch e sheh si dëmtim i imazhit të Kosovës.

“Ritmi i ngadaltë i formimit të qeverisë ka dëmtuar gjithashtu imazhin e Kosovës, por të gjitha partitë politike duhet të fajësohen. Kur nuk ka një mazhorancë të dukshme, duhen bërë kompromise” u shpreh Bosch.

Një javë më parë, në Këshillin e Sigurisë të NATO-s, u diskutua për Kosovën.

Mes të tjerash, u fol edhe për nevojën e mbylljes së misionit të UNMIK-ut, pasi janë përmbushur të gjitha detyrat që e funksionalizuan këtë mision në Kosovë.

Kjo, për Bosch, ishte një përparim shtesë.

“Sigurisht që ishte shumë mirë për Kosovën, në këtë fushë përparimi shtesë është i dukshëm” përfundoi ai./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.